Home / Lajme / Rajon / Hedh pistoletën e tenton të ikë, dështon përpjekja e të riut

Hedh pistoletën e tenton të ikë, dështon përpjekja e të riut

Një 32 – vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Vlorës, por jo pa u përpjekur më parë që t’i shpëtonte bluve të këtij qyteti.

Romeo Bajrami, me banim në Tiranë udhëtonte më një makinë benz, me targë AA 932 IM, kur rreth orës 19:00, në autostradën e re të lagjes “Kushtrimi”, ai nuk i është bindur urdhërit të policisë.

Kështu, në tentativë për të shpëtuar, Bajrami ka dalë nga mjeti dhe ka hedhur në anë të rrugës një armë zjarri duke tentuar të braktiste mjetin me qëllim që të largohej.

WhatsApp Image 2016-12-09 at 11.13.10 AM

Por përpjekja e 32 – vjeçarit dështoi, pasi policia iu vu në ndjekje dhe e arrestoi pranë vendit të quajtur “Ish-Shkolla e Aviacionit”.

Bajramit iu sekuestrua 1 Pistoletë-TT, 1 krëhër, 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe makina me të cilën udhëtonte. /tvklan.al

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *