Home / Shëndeti / Hemorroidet, ja bimët çudibërëse që mund t’ju ndihmojnë

Hemorroidet, ja bimët çudibërëse që mund t’ju ndihmojnë

Hemorroidet, njohur ndryshe në gjuhën e përditshme populore si ‘’majasëlli’’, janë ndër patologjitë më të shpeshta që shfaqen tek të gjitha grupmoshat. Ato janë struktura vaskulare të pjesës së fundit të zorrës së trashë (rektumit), në nivel të daljes së jashtme të anusit. Hemorroidet klasifikohen në dy kategori, në hemorroide të brendshme dhe në hemorroide të jashtme.

Shtatëzania, mosha, kapsllëku kronik, diarreja, stili i jetesës, veçanërisht regjimi ushqimor, si dhe sëmundje të ndryshme ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, e cila bën që venat përreth anusit ose pjesës së poshtme të rektumit të jenë të fryra dhe të skuqura. Dhimbja dhe vështirësitë në jashtëqitje e gjakrrjedhja janë ndër simptomat karakteristike që paralajmërojnë praninë e hemorroideve. Në rastet kur neglizhohet kujdesi mjekësor që në stadet e para të shfaqjes së sëmundjes, trajtimi mund të përfundojë në kirurgji.

Trajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes. Natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet. Zbuloni disa prej tyre.

• Aloe Vera Gel – Aloe Vera Gel ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues. Ndihmon në trajtimin e plagëve të hapura të hemorroidëve.

• Lule Kalendula (Calendula officinalis)- Nëse pini çaj kalendule luftoni ulçerën, gastritin, inflamacionet e zorrës së trashë dhe hemorroidët.

• Vaj Jojoba dhe gjalpi Shea – Keto dy produkte kanë veti anti- inflmatore, dezinfektuese dhe purfikuese.

• Vaj esencial i mentes – Ky vaj jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.

• Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum)- Gështenja e egër ka dy përbërës active që përfshijnë saponinën dhe taninën, të cilat kanë veti anti-inflamatore

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *