Home / Horoskopi ditor / Horoskopi ditor – 06.12.2016

Horoskopi ditor – 06.12.2016

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni shume kujdes me partnerin tuaj. Po i kërkuat gjera te pamundura do e dekurajoni dhe do e mërzitni tej mase atë. Beqaret do e gjejnë me shpejt nga sa kishin menduar shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje fantastike. Ne planin financiar do bëni mire te jene ende te kujdesshëm sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Demi

Lidhja juaj me partnerin do përmirësohet tej mase gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte për te folur lirshëm me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Beqaret për fat te keq nuk do jene me fat, prandaj duhet te presin ende disa kohe për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do jeni te qete kur te shpenzoni.

Binjaket

Klima yjore do jete tejet e ngrohte sot dhe ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite te mrekullueshme. Secili do mendoje ta beje çdo moment fantastik. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa kështu qe me mire te mos i pranojnë ftesat qe do ju bëhen ose t’i shtyjnë takimet për me vone. Ne planin financiar nuk do keni probleme.

Gaforrja

Kujdes me ato qe do thoni gjate kësaj dite sepse partneri nuk do jete ne humor shume te mire dhe mund te lindin debate e mosmarrëveshje te forta. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ndiejnë pa menduar për fjalët e te tjerëve. Ne fund te fundit është jeta e tyre. Buxheti nuk do jete shume i mire dhe vetëm duke marre hua do mund t’ia dilni mbanë sot.

Luani

Duhet t’i shprehni sa me shume ndjenjat gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do e mbani pas vetes atë qe keni ne krah. Po e late pas dore dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë nga duart. Beqaret nuk do dine çfarë te bëjnë për ta tërhequr pas vetes atë qe pëlqejnë dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat do jene goxha te mira kështu qe duhet te përfitoni për te bere ndonjë investim.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do vazhdoje te mbetet e mire edhe sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe bashkëpunimin tuaj do e kenë zili te gjithë. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë pafund, por pa pasur ndonjë gjë reale. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni asnjë lloj rreziku sepse shume shpejt do keni nevoje për me shume para.

Peshorja

Sot duhet te bashkëpunoni sa me shume me partnerin tuaj ne mënyrë qe t’iu gjeni sa me pare zgjidhje problemeve qe keni pasur. Po i late pas dore ato mund te zmadhohen edhe me shume. Beqaret do kenë një dite normale dhe te qete. Për ndryshime duhet te presin edhe pak kohe. Buxheti nuk do përmirësohet aq shpejt sa ju mendonit prandaj duhet te bëni durim dhe duhet t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Akrepi

Nuk duhet ta kundërshtoni për çdo gjë partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mes jush mund te lindin probleme dhe debate te zjarrta. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një lidhje fantastike me te. Çdo gjë për ta do jete ndryshe tashme. Buxheti do jete goxha i mire. Shfrytëzojeni rastin për te lare borxhet ose për te hequr ndonjë para mënjanë.

Shigjetari

Pranojini edhe kritikat qe do ju beje partneri juaj sot sepse ai do ketë plotësisht te drejte. Mbrëmja mes jush do jete fantastike. Beqaret nga ana tjetër nuk do ja dalin dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë, por miqtë nuk do i lënë te mërziten për asnjë çast. Buxhetin do dini si ta menaxhoni. Gjendja financiare do jete edhe me e mire nga disa dite me pare.

Bricjapi

Dite e mbushur me probleme te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene te forta. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria dhe nuk do keni asnjë problem.

Ujori

Do jeni me te hapur sot ju te dashuruarit dhe do diskutoni me partnerin për gjithçka. Marrëdhënia me te ka për te qene tejet delikate. Kujdes! Beqaret nuk do kenë dashuri me shikim te pare, megjithatë nuk do mungojnë disa njohje interesante. Ne planin financiar nuk do arrini dot vete ta stabilizoni situatën prandaj duhet te kërkoni ndihme nga te afërmit ose nga miqtë.

Peshqit

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te ngrohte me partnerin dhe për çdo gjë do merreni vesh për mrekulli. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse personi i duhur mund te kaloje pranë tyre ne momentin qe me pak e presin. Për buxhetin duhet te përkujdeseni edhe me tepër ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet.

Gjithashtu lexo

Horoskopi për ditën e sotme e hënë, 31 korrik 2017

Dashi – Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jetën sentimentale te çifteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *