Home / Lajme / Maqedoni / Ibraimi : Tonet ndërpartiake do të ashpërsohen edhe më shumë gjatë vitit 2017

Ibraimi : Tonet ndërpartiake do të ashpërsohen edhe më shumë gjatë vitit 2017

Pas takimit që mbajtën në Shkup të shtunën, liderët e partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni ku nga afër biseduan rreth qëndrimeve të përbashkëta dhe për kërkesat që duhet të shtrohen përball partnerit maqedonas në formimin e qeverisë, por në ndërkohë në takim munguan dy partitë e tjera shqiptare , gjegjësisht Lëvizja BESA dhe PDSH.

Dilema është se vallë këto takime duhet të kenë si përfundim një platformë të përbashkët të përkrahur nga gjitha partitë. Përgjigjja nuk ishte e qartë në takimin e parë, por a do të ketë rezultat konkret takimi i dytë që do të mbahet të dielën mes liderëve shqiptarë, dhe si duhet parë bojkotin e BESËS lidhur me tryezen e përbashkët?
Për më tëpër gazetari Selim Ibrahimi për Zhurnal vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve sollën një realitet politik tjetër. Opozita sipas tij ka lëvizur mjaftueshëm për t’ju afruar partive qeveritare. Ai konsideron se intonacioni i zërit do të ngritet dhe do të ashpërsohet për shkak të rrijtes së kërkesës së qytetarëve për më shumë përgjegjësi nga partitë e bllokut shqiptar.
“Takimet ndërshqiptare në Maqedoni që nga viti 1990 janë kthyer në mollë sherri dhe këtu duhet parë se pse koordinimi ndërpartiak shihet me sy negativ. Viti 1998 nga marrëveshja PPD dhe PDSH e solli në pushtet PDSH ,vetëm me një manovër të Arbën Xhafërit kundrejt Alitit të PPD-së. Tani në situatën aktuale dhe raportit të forcave shqiptare do të jetë vështirë të ndërtohet një koalicion pa matje të fuqisë politike se cila parti është në gjendje të marrë drejtimin absolut të bisedimeve. Realiteti politik pas 11 dhjetorit ka ndryshuar dhe opozita ka lëvizur duke ju afruar partive qeveritare. Spektri politik shqiptar do të dinamizohet në 2017 duke i ashpërsuar tonet ndërpartiake përshkak të rritjes së kërkesës së elektoratit për më shumë përgjegjësi dhe aktivitete konkrete nga partitë politike shqiptare” nënvizon Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit një rezultat i tillë paszgjedhor erdhi si pasojë e uljës së besueshmërisë ndaj një partie dhe ardhja në skenën politike e aktorëve tjerë. “Zakonisht kur kemi ulje të besueshmërisë ndaj një partie politike ndodhë që vakumin politik ta plotësojnë aktorë tjerë dhe ky faktor do ti determinojë takimet , bisedimet dhe platformat politike të partive që dëshirojnë të hyjnë në qeveri dhe atyre që preferojnë opozitën deri në një situatë më të volitshme politike” shton më tutje Ibrahimi.
Gjithashtu ai potencon se partitë shqiptare do të duhet të kenë plan konkret në të kundërtën sipas tij do të bëhen pjesë e lojës politike dhe humbjes së identiteti partiak. Siç thotë Ibraimi, asnjëra nga partitë shqiptare nuk mund vetë ti nënshtrohet koalicionimit më partitë maqedonase dhe kjo e bënë edhe më të vështirë koordinimin. Sipas tij këto kundërshtime politike do të çojnë në shkrirjen e partive të vogla.

“Por mos të harrojmë se pa plan konkret partitë shqiptare kanë gjasa të bëhen pjesë e lojës politike të tavolinave dhe humbjes së identitetit partiak. Në fakt pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit asnjëra nga partitë shqiptare s’ka forcë vetë ti nënshtrohet koalicionimit me partitë maqedonase dhe kjo e bën ende më të vështirë kordinimin. Kundërshtimet politike në mes partive me numër më të madh të deputetëve do të çojë në shkrirjen e partive të vogla dhe më pas mund të kemi një përbërje politike e cila e pavarur do të vendoste se më kë të koalicionojë në të ardhmen. Aktualisht asnjëra nga partitë shqiptare se ka këtë pozicion” deklaroi për në fund gazetari Selim Ibrahimi

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *