Home / Lajme / Rajon / Idrizi: Detyrë e Shqipërisë të kujdeset për shqiptarët jashtë atdheut

Idrizi: Detyrë e Shqipërisë të kujdeset për shqiptarët jashtë atdheut

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi dhe deputetja e Mesila Doda kanë zhvilluar një takim me përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Idrizi tha se është detyrë e Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët janë jashtë atdheut.
“Ne nuk e shohim këtë si folklorizëm apo ndryshim kufijsh, por është një proces për të cilin duhet të fillojmë të punojmë. Duhet të bashkëpunojmë më shumë me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, në arsim, në ekonomi dhe shumë fusha të tjera. Edhe në Kushtetutën e Shqipërisë parashikohet qartë që të punohet për bashkimin e shqiptarëve”, u shpreh Kryetari i PDIU-së.
Gjithashtu Idrizi vuri theksin tek rritja e trysnisë në mënyrë që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të kenë më shumë të drejta në territorin ku jetojnë.
“Ne nuk duam që historia të përsëritet për shqiptarët, ashtu siç ndodhi me shqiptarët e Çamërisë. Pra, pamundësia për të jetuar aty, t’i detyrojnë për ta braktisur atë vend. Përfaqësuesit e partive shqiptare në Serbi kërkuan që projekti i autostrdës nga Durrësi deri në Prishtinë dhe që do të vijojë deri në Serbi, të përshkojë territorin e Medvegjës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *