Home / Lajme / Botë / Irak, kryeministri thotë se IS-i do të dëbohet për tre muaj

Irak, kryeministri thotë se IS-i do të dëbohet për tre muaj

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha dje se brenda tre muajsh do ta dëboj grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), nga qyteti Mosul dhe pjesa tjetër e Irakut.

Komandantët amerikanë kanë thënë se do të duhen më tepër se dy vjet për ta eliminuar IS-in nga Iraku, por ushtarët e njësive elite të Irakut kanë lëvizur shpejtë për ta rimarrë Mosulin gjatë ofensivave këtë vit.

“Amerikanët ishin shumë pesimistë”, tha Abadi dhe ka shtuar se “ata kanë folur për një periudhë realisht të gjatë, por suksesi i mrekullueshëm i arritur nga luftëtarët tanë heroikë dhe të guximshëm e ka reduktuar atë”.

“Parashoh që brenda tre muajsh nga Iraku” do të dëbohen militantët e IS-it, tha kryeministri Abadi, gjatë një konference për shtyp në Bagdad.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *