Home / Lajme / Botë / Irak, sulmet me bomba vrasin së paku 27 persona

Irak, sulmet me bomba vrasin së paku 27 persona

Dy shpërthime që kanë ndodhur në një pazar në qendër të Bagdadit kanë vrarë së paku 27 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë.

Policia irakiane njofton se dy bomba kanë shpërthyer afër dyqaneve që shesin pjesë të veturave në qarkun Al Sinak të kryeqytetit, mëngjesin e sotëm, gjatë kohës kur tregu ka pasur shumë konsumatorë.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, por grupi ekstremist, Shteti Islamik, rregullisht ka kryer sulme të tilla ndaj civilëve në Bagdad.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme i ka thënë Reuters së njëri shpërthim është kryer nga një sulmues vetëvrasës, ndërsa bomba tjetër ka qenë e vendosur afër tregut.

Grupi IS ka humbur pjesë të mëdha të territorit në pjesën veriore dhe perëndimore te Irakut, hapësira këto që i ka okupuar në vitin 2014. Forcat e IS-it janë të rrethuara edhe në qytetin e dytë më të madh irakian, Mosul, në pjesën veriore të Irakut.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *