Home / Lajme / Botë / Irani e kërcënon ushtrinë amerikane, mbaj aeroplanët luftarakë larg hapësirës sonë

Irani e kërcënon ushtrinë amerikane, mbaj aeroplanët luftarakë larg hapësirës sonë

Gjenerali i ushtrisë iraniane, Abbas Farajpour, ka thënë sot se Ministria e Mbrojtjes e Iranit e ka paralajmëruar ushtrisë amerikane që t’i mbajë larg hapësirës së tyre aeroplanët dhe dronët luftarakë amerikanë, gjatë një ushtrimi të vazhdueshëm ushtarak në jug të vendit.

Gjenerali Abbas është cituar të ketë thënë kështu nga agjencia e lajmeve e Iranit, Tasnim, transmeton Express.

“Në tri ditët e kaluara të ushtrimeve ushtarake, mbrojtja ajrore (e Iranit) i ka paralajmëruar 12 aeroplanë ushtarakë të vendeve trans-rajonale që të rrinë larg hapësirës ajrore të vendit,” ka thënë Abbas.

Në muajt e fundit, “Flota e 5-t” e SHBA-së është ankuar për interceptime me ushtrinë iraniane në det dhe në ajër./Express/

Gjithashtu lexo

Për shkak të një gabimi njerëzor pa energji elektrike kanë mbetur pothuajse shtatë milionë amvisëri në Tajvan

Gabimi njerëzor ka lënë pa energji elektrike kompani dhe ndërtesa banesore, duke i lënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *