Home / Lajme / Maqedoni / Ja sa njerëz e pëlqejnë Erdoganin në Maqedoni dhe sa në Kosovë

Ja sa njerëz e pëlqejnë Erdoganin në Maqedoni dhe sa në Kosovë

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pëlqehet shumë në Maqedoni dhe për këtë tregojnë edhe rastet e ndryshme kur i njejti flet diçka dhe në mediat e Maqedonisë lexohet nga shumica e qytetarëve, shkruan Telegrafi.

Për këtë, portali ka kontrolluar edhe faqen zyrtare të Erdoğanit në Facebook, ku duket se Maqedonia është në mesin e shteteve që e pëlqejnë shumë kryetarin e Turqisë.

Nga Maqedonia në Facebook Erdoganin e kanë pëlqyer 55.929 qytetarë të cilët në vazhdimësi ndjekin publikimet e tij, edhe pse shumica dërrmuese e tyre janë në gjuhën turke.

Nga vendet e Ballkanit, vetëm Kosova është më para se Maqedonia me ”Like” për presidentin turk. Nga Kosova e kanë bërë ”Like” Erdoganin gjithësej 64.225 qytetarë.

Më pas, vijnë shtetet e ballkanit si, Shqipëria me 26959 pëlqime dhe Serbia me 16.416 pëlqime./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *