Home / Lajme / Ja sa para ka harxhuar Ministria e Bujqësisë për shërbimet hotelierike

Ja sa para ka harxhuar Ministria e Bujqësisë për shërbimet hotelierike

Ministria e Bujqësisë-Maqedoni në vitin e fundit, ka harxhuar 365 mijë euro për shërbime hotelierike, mëditje dhe akomodimit për udhëtime zyrtare dhe karburant. Në këtë shumë përfshihen harxhimet e të gjitha sektorëve të Ministrisë së Bujqësisë si dhe të sektorit të Policisë Pyjore.

Sipas të dhënave të marra me Ligjin për qasje deri te Informacionet Publike, vetëm për shpenzimet për karburant dhe lubrifikantë në janar të vitit të kaluar e deri në shtator të këtij viti përgjithësisht janë harxhuar 215 mijë euro.

Në të njëjtën periudhë, Ministria e Bujqësisë dhe filialeve të saj, kanë shpenzime për akomodim dhe ushqim në shtëpi dhe jashtë vendit në vlerë prej 90 mijë euro.

Ndërsa në nëntë muajt e fundit, më pak se 3 mijë euro në muaj janë shpenzuar në faturat në restorante.

Kështu, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, ka theksuar se që nga janari vitit të kaluar deri në shtator 2016 në restorantet në vend dhe jashtë faturat e paguara arrijnë jo më pak se 60 mijë euro.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *