Home / Shëndeti / Ja si mund të diagnostikoni sëmundjen Alcajmer me anë të gjalpit të kikirikut

Ja si mund të diagnostikoni sëmundjen Alcajmer me anë të gjalpit të kikirikut

Alcajmer është forma më e zakonshme e çmendurisë dhe prek miliona njerëz në mbarë botën, çdo vit. Kjo sëmundje renditet si shkaku i 6 kryesor i vdekjeve në SHBA.

Alcajmer është një sëmundje progresive që përkeqësohet vit pas viti. Simptomat kryesore të saj janë humbje humori, humbje kujtese, vështirësi në të folur, vështirësi në të ecur etj.

Alcajmer përkeqëson jetën jo vetëm të pacientëve, por edhe të njerëzve që kujdesen për ta. Kjo sëmundje është jashtëzakonisht e vështirë të diagnostikohet në fazat e hershme të saj.

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Floridas, u gjet se era dhe shija mund të përcaktojnë diagnoza të hershme të sëmundjes. Studiuesit gjetën një mënyrë që mund të dignostikonte në faza të hershme sëmundjen. Studimi përfshiu pacientë të prekur nga sëmundja. Pasi ju mbyllën sytë pjesëmarrësve ju vendosën pak gjalp kikiriku në njërën vrimë të hundës për pak sekonda. Studimi gjeti se pacientët e prekur nga alcajmer e kishin të vështirë zbulimin e aromës në vrimën e majtë të hundës.

Jennifer Pulla, studiues në Universitetin e Floridas shpjegoi se “ të gjithë pacientët e prekur nga alcajmeri kishin një dëmtim në flegrën e majtë të hundës krahasuar me të djathtën. Madje kishte një asimetri të madhe midis 2 vrimave të hundës.

Pse u përdor gjalpi i kikirikut? Për shkak se ka aromë shumë të fortë dhe karakteristike që mund të dallohet nga të gjithë. Pacientët e prekur nga alcajmeri humbasin aftësinë për të nuhatur dhe kanë probleme të theksuara kujtese që në fazën e hershme të sëmundjes.

Burimi: David Ëolfe

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *