Home / Lajme / Maqedoni / Kallëzim penal për drejtorin teknik dhe inxhinierin në ELEM Manastir

Kallëzim penal për drejtorin teknik dhe inxhinierin në ELEM Manastir

SPB Manastir parashtroi kallëzim penal kundër N.T. (50) drejtor teknik në filialin e ELEM-it REK Bitola dhe M.D.J. (46) inxhiniere në po atë filial për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në qershor të këtij viti N.T. me nënshkrimin e tij ka autorizuar procesverbale për punën e kryer nga ana e firmës SHPK EKO Team Shkup në shumë orë, edhe pse ka qenë në dijeni se aktivitetet janë kryer për një kohë më të shkurtër, duke i mundësuar personit juridik të marrë 141.570 denarë.
E paraqitura M.D.J. megjithatë në procesverbalet për punën e kryer ka shkruar më shumë orë pune nga ato realet, thekson MPB-ja.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *