Home / Shëndeti / Keni çrregullim të ciklit menstrual? Mund të vuani nga kjo sindromë

Keni çrregullim të ciklit menstrual? Mund të vuani nga kjo sindromë

Shumë femra që kanë probleme me ciklin menstrual i anashkalojnë ato, pasi e kanë të vështirë të flasin me të tjerët në lidhje me këto tema, përfshirë edhe gjinekologen.

Por, ka probleme që në dukje nuk janë shqetësuese, por që nëse lihen pa trajtuar mund të bëhen më serioze.vezore

Një problem që lidhet me çrregullimet e ciklit menstrual është sindroma policistike e vezores (PCOS).

Edhe pse kjo sindromë lidhet me çrregullim të ciklit apo mosardhje të menstruacioneve, mund të ngatërrohet shumë lehtë. Për ciklin e çrregullt ndoshta mund të fajësoni faktorë të tjerë. Ose, meqë sindroma policistike e vezores karakterizohet nga shumë pak simptoma (dhe nuk diagnostikohet me një test të thjeshtë), mund të ngelet e pa diagnostikuar.

Sipas ekspertëve, 5-10% e femrave vuajnë nga kjo sindromë. Ja çfarë duhet të dini për të:

Ka një grup simptomash

Ashtu siç nuk ka vetëm një test për të diagnostikuar sindromën policistike të vezores, nuk është edhe një simptomë e vetme që tregon për prezencën e kësaj sëmundjeje. Periodat e çrregullta ose mungesa e tyre mund të jetë një shenjë. Aknet, rënie të shumta të flokëve, infertiliteti dhe shtimi në peshë lidhen gjithashtu me sindromën policistike të vezores.

Të tilla janë edhe problemet metabolike, si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, madje edhe diabeti.

Nëse keni ndonjërën nga këto shenja, është mirë që të konsultoheni me një gjinekologe.

Shumicën e rasteve, mjekët do t’ju rekomandojnë të bëni një test gjaku për të parë nivelet e hormoneve, për shembull të testosteronit. Vezoret dhe gjëndrat e veshkave prodhojnë testosterone në sasi normale, por, nëse vuani nga sindroma policistike e vezores, mund të keni nivele më të larta të këtyre hormoneve.

Sindroma policistike e vezores mund të jetë gjenetike. Disa ekspertë sugjerojnë se nëse nëna e ka këtë sindromë, gjasat janë 50% që edhe vajza mund ta trashëgojë. Kjo gjendje lidhet gjithashtu me të qenët mbipeshë.Burimi: Women’s Health

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *