Home / Shëndeti / Këshilla të shëndetshme dietike: si mos të shtoni kg gjatë festave të fundvitit

Këshilla të shëndetshme dietike: si mos të shtoni kg gjatë festave të fundvitit

Festat e fundvitit janë shumë afër dhe dëshira për të ngrënë panetone, bakllava, gjel deti apo ushqime të tjera kalorike është e pashmangshme. Sipas studimeve njerëzit shtojnë në peshë 2-3 kg gjatë 2 javëve të festave të fundvitit.

Ja disa këshilla dietike se si të parandaloni shtimin në peshë:

Hani më shumë perime: çdo vakt duhet të përfshijë patjetër perime, sidomos ato me gjethe të gjelbër. Perimet përmbajnë vlera të larta ushqyese dhe parandalojnë akumulimin e yndyrnave në trup.

Shmangni gjalpin dhe yndyrnat e tjera: në festat e fundvitit, keku, panetonja, biskotat, bakllavaja dhe të gjitha ëmbëlsirat e tjera bëhen me gjalp. Duhet t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur nëse nuk doni të shtoni në peshë.

Hani drithëra: fibrat e gjendura në drithëra të tilla si thekra, orizi, tërshëra, buka integrale etj, ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Pini ujë dhe çajra: do të parandalojnë akumulimin e yndyrës dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur.

Hani fruta të thata: arrat, bajamet, lajthitë etj kanë yndyrna të shëndetshme dhe shumë të nevojshme për trupin. Ato ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq.

Pini çaj jeshil: është detoksifikues dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrnave.

Shmangni alkoolin: edhe pse gjatë festave është thuajse e pamundur të shmanget alkooli, mundohuni të pini vetëm gjysmë gote verë.

Kujdes ëmbëlsirat: bakllavaja është një nga ëmbëlsirat me më shumë kalori. Mundohuni të hani diçka më të lehtë si psh tartë frutash.Burimi: Health Care Tips.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *