Home / Showbiz / Këta të famshëm kishin përvoja paranormale me fantazmat

Këta të famshëm kishin përvoja paranormale me fantazmat

Pa marrë parasysh se a besojmë ne apo jo, nuk ekzistojnë shumë dëshmi rreth asaj nëse njerëzit janë përballur me dukuri dhe ngjarje të pazakonta dhe të pasqaruara, e më së shpeshti bëhet fjalë për përballje me fantazma.

Sikurse njerëzit e thjeshtë, edhe disa nga personalitetet e famshme kanë pasur përvoja të këtilla të çuditshme.

Gjatë një interviste, Lucy Hale ka rrëfyer se është e sigurt se në shtëpinë e saj ka jetuar një fantazmë, sepse shpesh ka dëgjuar zhurma në podrum, sikur dikush ecën, lëviz enët në kuzhinë, ndërsa askush nuk ka jetuar me të. Nëse i besohet një mikut të ngushtë të këngëtares Katy Perry, ajo ka parë një fantazmë të një mashkulli me mustaqe derisa ka xhiruar një reklamë për parfumin e saj.

Katy ka ikur nga studio e tmerruar, ndërsa askush tjetër përveç saj nuk e ka parë atë mashkull. Kur i kishte vdekur një fqinj, Taylor Momsen kishte vendosur të hetojë shtëpinë e tij. Ajo thotë se me këtë rast e kishte parë një dorë duke shtypur në makinë të shkrimit, si dhe pasqyrimin e një femre në pasqyrë. Kurrë më nuk kishte shkuar atje. Demi Lovato thotë se shtëpia e saj në Teksas ka qenë e pushtuar nga fantazmat. Ajo insiston se në shtëpi jetonte fantazma e një vajze me emrin Emily, me të cilën bisedonte dhe lozte

 Lady Gaga thotë se fantazma me emrin Ryan e kishte pushtuar dhe në fund ajo kishte vendosur të bënte një seancë për ta larguar. Derisa ka xhiruar filmin “Skeleton Key”, Kate Hudson ka parë një person pa fytyrë që paraqitej në sheshxhirim. Ajo thotë se disa herë e ka parë edhe fantazmën e gjyshes së saj. Selena Gomez një kohë e kishte parë fantazmën e një vajze, e veshur me të bardha. Të njëjtën e kishte parë edhe nëna e saj disa herë në shtëpi. Matthew McConaughey ishte detyruar që të largohej nga shtëpia e tij, pasi ishte i bindur se e kishte shtëpinë përplot fantazma. Gjatë natës ai dëgjonte zhurmë të pazakonta në shtëpi.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *