Home / Lajme / Botë / Kina: Në vitin 2020 do të jemi në Mars

Kina: Në vitin 2020 do të jemi në Mars

Kina është duke synuar që ta mbizotërojë garën për hapësirë në dekadën e ardhshme.

Programi hapësinor ambicioz dhe vrullshëm në rritje i Kinës është duke synuar që të aterojë në pjesën e errët të hënës kah viti 2018, dhe më pas të shkojë në Mars para fundit të kësaj dekade, transmeton Express.

Agjencia Hapësinore e Kinës mbajti dje një konferencë për media, për të shënuar publikimin e një dokumenti politik, ku edhe zbuloi synimet e qeverisë për të eksploruar thellë në hapësirë.

Zëvendës-shefi i Administratës Kombëtare të Hapësirës, Wu Yanhua, ka thënë se Pekini ka për qëllim që ta nisë anijen e parë kozmike për në Mars në viti 2020, në mënyrë që të kryejë eksplorime përmes fluturimeve orbitale të vazhdueshme.

E kjo do të ndiqet nga një mision i dytë, që do të përfshinte mbledhjen e mostrave sipërfaqësorë nga planeti i kuq, shtoi ai.

Ai theksoi se planet tjera përfshijnë edhe dërgimin e anijeve kozmike në Jupiter dhe hënat e tij.

“Objektivi jonë i përgjithshëm është që, deri kah viti 2020, Kina të jetë në mesin e fuqive të mëdha hapësinore në botë,” ka thënë ai./Express/

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *