Home / Lajme / Botë / Kina, pavarësia e Tajvanit një rrugë pa krye

Kina, pavarësia e Tajvanit një rrugë pa krye

Pas bisedës historike telefonike mes presidentes tajvaneze, Tsai Ing-wen dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në fillim të dhjetorit, Kina u bëri të ditur sot mbështetësve të pavarësisë së Tajvanit se ndodheshin në një rrugë pa krye.

Tajvani është ndarë politikisht me pjesën tjetër të Kinës që prej vitit 1949, fundit të luftës civile mes komunistëve (mbetur në kontinent) dhe nacionalistëve (refugjatë në ishull).

Tajvani nuk e ka shpallur kurrë pavarësinë e tij.

Për Pekinin, ishulli mbetet një provincë e Kinës, në pritje të ribashkimit edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

“Në kundërshtimin tonë për pavarësinë e Tajvanit dhe separatizmin, ne kemi një vendosmëri të palëkundur, një besim të plotë dhe kapacitete të mjaftueshme”, theksoi An Fengshan, zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve tajvaneze, një organizëm i qeverisë kineze, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Hsinhua.

Në fillim të muajit dhjetor, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump tronditi Pekinin pas një bisede telefonike me presidenten tajvaneze, Tsai Ing-wen. SHBA-ja, që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën Popullore në vitin 1979, ka qenë e angazhuar të ndërpriste çdo lidhje zyrtare me Tajvanin.

Të dielën, miliarderi amerikan shkoi edhe më larg duke kërcënuar se nuk do ta njihte parimin e një Kine të vetme, që detyron SHBA-në të flasë vetëm me Pekinin dhe jo me Tajvanin.

 

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *