Home / Lajme / Rajon / Kjo është agjenda e Thaçit në Turqi “për të cilën u diskutua 6 muaj”

Kjo është agjenda e Thaçit në Turqi “për të cilën u diskutua 6 muaj”

Me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është nisur për vizitë shtetërore në Turqi. Vizita, sipas një këshilltari të Presidentit kosovar, është është realizuar pas gjashtë muaj përgatitje.

Presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, kurse më pas edhe bisedime dypalëshe së bashku me delegacionet zyrtare, njofton Presidenca.

Më pas, Thaçi do të takohet edhe me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yëlldërëm, si dhe me Kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.

Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, Presidenti kosovar do të vendosë kurora lulesh në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit, thuhet në njoftimin e Presidencës,

Gjithashtu, bëhet e ditur se Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë.

Ndryshe, një ditë parse i pari i vendit të udhëtoj në Turqi, këshilltari i tij, Ardian Arifaj, të martën, tha se kjo vizitë ka qenë duke u përgatitur që gjashtë muaj.

“Është vizitë e njëjtë sikur çdo vizitë tjetër bilaterale”.

“Kjo vizitë është përgatitur tash e gjashtë muaj”, citohet të ketë thënë Arifaj. /GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *