Home / Kuriozitete / Kjo është gruaja më e shëndoshë në botë, peshon 500 kilogramë (VIDEO)

Kjo është gruaja më e shëndoshë në botë, peshon 500 kilogramë (VIDEO)

Një grua egjiptiane që mendohet se është gruaja më e shëndoshë në botë, peshon plot 500 kilogramë, së shpejti do të shkojë në Indi për kirurgji plastike në mënyrë që të humbë kilet e tepërta.

Eman Ahmed Abd El Aty, është 36 vjeçe dhe do të shkojë në Indi me avion çarder, ku do ti nënshtrohet operacionit nga doktor Muffazal Lakdawala.

Ambasada Indiane në Kajro fillimisht i mohoi asaj kërkesën për vizë, me arsyetimin se ajo nuk ishte në gjendje.

Por ministri i Punëve të Jashtme të Indisë Sushma Swaraj, që është vetë në spital në pritje të një transplantim të veshkave, iu përgjigj me një ofertë për ndihmë.

Familja e zonjës Abd El Aty thotë se ajo nuk ka qenë në gjendje të largohet nga shtëpia për 25 vjet dhe tani pretendon se ajo peshon 500 kg.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë kjo do të jetë gruaja më e shëndoshë në botë. Aktualisht në rekordin Gines është Pauline Potter nga SHBA e cila peshon 292 kg./albeu.com/

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *