Home / Lajme / Botë / Kolumbi, avioni del nga pista gjatë fazës së ngritjes, 5 të vdekur

Kolumbi, avioni del nga pista gjatë fazës së ngritjes, 5 të vdekur

Pesë persona kanë vdekur pasi një avion u përplas gjatë ngritjes nga pista në një fushë jashtë Puerto Carrenos në Kolumbi.
Videoja e tmerrshme tregon momentin kur avioni ishte në ngritje dhe u rrëzua sërish pas pak minutash.

Sipas disa raporteve ende të pakonfirmuara, Boeng 727 po përpiqej të fitonte lartësi, por doli nga rruga në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë.

Thuhet se në bord kanë qenë 6 persona së bashku me pilotin. Besohet se është vetëm një i mbijetuar. Sipas AFP, i mbijetuari është dërguar në spitalin e San Juan de Dios.

Përplasja vjen 3 javë pas përplasjes së avionit që mbante në bord skuadrën e Chapecoense, me gjithsej 77 persona në bord.

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *