Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë e huaja do të falimentonin pa Qeverinë

Kompanitë e huaja do të falimentonin pa Qeverinë

Paratë që shteti i ofron për të tërhequr investitorë dhe subvencionet për investitorët e huaj janë më të mëdha se totali i pagave të punonjësve në këto kompani. Qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja, 25 kompanive të huaja nga viti 2007 deri në 2015 ju ka dhënë 159 milionë euro, për të investuar në Maqedoni. Në të njëjtën periudhë, këto kompani për paga kanë dhënë 92,1 milionë euro. Analiza tregon se për tetë vjet – 25 kompanitë kanë realizuar fitim prej 235 milionë euro.

“Nëse shteti ua jepte drejtpërdrejtë këto para punonjësve, ata do të realizonin pothuajse dyfishin e pagës nga ajo që e kanë marrë nga puna në këto kompani. Mund të thuhet se shteti direkt gjeneron një pjesë të fitimit neto të këtyre kompanive. Gjegjësisht, paratë e taksapaguesve të Maqedonisë përfundojnë si fitime tek investitorët e huaj “, deklaroi Branimir Jovanoviq, Instituti i shkencave shoqërore dhe humane.

Në studimin “Çmimi i vërtetë i punës së lirë”, thuhet se për një vend pune, në analizat e bëra për 25 kompani të huaja, shteti jep rreth 12.580 euro. Paga mesatare vitin e kaluar në kompanitë e huaja ka qenë 261 euro, apo 100 euro më pak se paga mesatare shtetërore.

“Paga më e lartë është në” Xhonson Meti “dhe është rreth 517 euro. Disa kompani kanë një pagë më të lartë se paga mesatare, por gjithashtu mund të vërehet se tre kompanitë që punësojnë numrin më të madh të punonjësve, si “Drekselmajer”, “Kromberg dhe Shuberet ” si dhe “Xhonson Kontrolls” kanë një pagë që është dukshëm më e ulët se paga mesatare në vend. Ata kanë një pagë prej rreth 200 euro, ose pak mbi atë”, tha Jovanoviq.

Sipas analizës, kompanitë punësojnë persona në kohë të caktuar, nuk kanë sindikata dhe shkelen të drejtat e punonjësve. Nga Instituti i shkencave shoqërore dhe humane rekomandojnë që të ndërpritet dhënia e fondeve të mëdha publike për të tërhequr investitorë të huaj, dhe të mbrohen punëtorët, si dhe të ketë siguri më të madhe sociale.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *