Home / Showbiz / Konfirmohet romanca e re e Mariah

Konfirmohet romanca e re e Mariah

Në të vërtetë, Mariah dhe valltari janë fotografuar së bashku në një plazh, ku nuk kanë munguar edhe momentet romantike mes tyre, transmeton “Zeri”.

Muajin e fundit, mediat e huaja kishin shkruar për një aferë dashurie mes këngëtares së famshme Mariah Carey dhe valltarit të saj Bryan Tanaka, por kjo nuk ishte konfirmuar deri më tani. Po ashtu, ishte raportuar se pikërisht afera e tyre e dashurisë i kishte dhënë fund fejesës së këngëtares me miliarderin australian James Packer. Por tani të gjitha këto thashetheme janë konfirmuar. Në të vërtetë, Mariah dhe valltari janë fotografuar së bashku në një plazh, ku nuk kanë munguar edhe momentet romantike mes tyre.

Në këto foto të realizuara nga paparacët, Mariah shihet jashtëzakonisht e lumtur në përqafim të valltarit muskulor. “Mariah kurrë nuk është parë më e lumtur se tani. Ata po kalojnë momente romantike si kurrë më parë dhe janë të dashuruar marrëzisht në njëri-tjetrin. Lidhja e tyre po shkon në kahun e duhur”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren.

Mariah asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e saj që të martohet sërish dhe preferencat e saj për meshkujt janë që ai në rend të parë të jetë më i ri në moshë se ajo, prandaj të gjithë ishin habitur kur ajo ishte fejuar me Packer. Por më vonë ishte zbuluar se arsyeja ishin paratë e tij, të cilat ajo i ka shpenzuar pa kontroll.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *