Home / Lajme / Rajon / “KOSOVA KA MEKANIZMA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT”

“KOSOVA KA MEKANIZMA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot mori pjesë në konferencën me temën “Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë”, e financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e mbajtur në konferencë Presidenti Thaçi u shpreh se respektimi i të drejtave të njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara është sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet më të zhviluara. Ai theksoi se këto të drejta garantohen si nga Kushtetuta e Kosovës, ashtu edhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare.

Duke theksuar se nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë dhe sundim të ligjit nëse qytetarëve nuk u sigurohet respektimi, mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të tyre, Thaçi tha se “Republika e Kosovës ka mekanizma institucional për mbrojtjen, promovimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut. Është duke u bërë punë e mirë nga këta mekanizma institucional. Tani, është i nevojshëm forcimi i tyre në mënyrë që të garantohen të drejtat dhe liritë për të gjithë qytetarët. Rëndësi e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është vendimtare për të siguruar demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.”

Ai po ashtu theksoi se tani është koha që Kosova t’i arrijë tranzicionet, të cilat janë penguar nga diskriminimi, represioni dhe lufta.“Kosova është atdheu dhe shtëpi e të gjithëve, pa dallim përkatësie, apo përcaktimin fetar të tyre”, tha së fundi ministri Thaçi.

Kurse Kushtrim Kaloshi, drejtor ekzekutiv në ATRC tha se qëllimi i kësaj konference është përfshirja e të gjitha palëve për të diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, sidomos të grupeve të margjinalizuara.

“Në kët mënyrë jo vetëm të kontribuojmë në realizimin e këtyre të drejtave, por edhe përmirësimin e gjithmbarshëm të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe shërbimeve që ata presin nga Qeveria, nga institucionet lokale dhe ato në nivele nacionale”, tha Kaloshi.

Në anën tjetër, zëvendësshefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland gjatë fjalimit të saj theksoi rëndësinë e gjithpërfshierjes. Ajo vuri në dukje se kjo është një e drejtë shoqërore, e cila ka të bëjë me korrektësinë dhe barazinë për gra, pakicat, personat me aftësi, anëtarët e komunitetit LGBTI.

Kjo konferencë organizohet për nder të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Kjo ditë shënohet nga bashkësia ndërkombëtare çdo vit më 10 dhjetor. Ajo përkujton miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në vitin 1948.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *