Home / Lajme / Botë / Kreu i OKB-së alarmon për mizoritë dhe masakrat në Alepo

Kreu i OKB-së alarmon për mizoritë dhe masakrat në Alepo

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka shprehur shqetësimin “mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh civilësh” në Aleppo.

Ban u bëri thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë siriane dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur civilët.

Një këshilltar humanitar i OKB-së Jan Egeland më parë tha se Siria dhe Rusia ishin ” përgjegjëse” për çdo mizori të kryer nga milicitë pro-qeveritare, shkruan BBC.

Rebelët brenda Aleppos janë në prag të humbjes pas fitores së ushtrisë siriane.

Në një deklaratë, zëdhënësi Ban, Stephane Dujarriç tha se “Sekretari i Përgjithshëm është i alarmuar mbi raportet kundër mizorive kundër një numri të madh civilësh, duke përfshirë gra dhe fëmijë, orët e fundit në Aleppo”.

“Duke theksuar se Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte, sekretari i përgjithshëm ka shprehur shqetësimin e madh për palët përkatëse”, thuhet në deklaratë .

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *