Home / Lajme / Botë / KS e KB-së e dënoi sulmin në Berlin dhe kërkoi gjykim për fajtorët

KS e KB-së e dënoi sulmin në Berlin dhe kërkoi gjykim për fajtorët

 Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e dënoi “sulmin barbar dhe frikacak terrorist” që të hënën u krye në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe apeloi që autorët të dalin para drejtësisë.

“Çdo akt i terrorizmit është akt krimi për të cilin nuk ka arsyetim, pa dallim të motiveve, kudo qoftë, kurdo qoftë dhe cilido qoftë që e ka kryer”, kumtoi Këshilli i Sigurimit, ndërsa transmetuan mediat amerikane.

Këshilli i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, si dhe qeverisë të Gjermanisë.

Sulmuesi, për të cilin ende po hetohet, të hënën në mbrëmje me kamion ka hyrë midis stendave në tregun e Krishtlindjeve në qendër të Berlinit, duke lënë të vdekur 12 persona dhe 48 të lënduar.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *