Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ-ja duhet të vendos nëse do të ketë rivotim në Tearcë

KSHZ-ja duhet të vendos nëse do të ketë rivotim në Tearcë

Pas Vendimit të Gjykatës Administrative që të pranojë një padi, me të cilën anulohet votimi i vendvotimit 2011 në Tearcë në NJZ6, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të bëjë simulim nëse rivotimi do të ndikojë në rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Sipas rregullores së KSHZ-së, votimi do të përsëritet vetëm nëse numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë vendvotim në nivel të Njësisë zgjedhore ndikon në rezultatet e përgjithshme. Nëse ka ndikim, rivotimi do të përsëritet 14 ditë pas ditës së zgjedhjeve, respektivisht më 25 dhjetor.

Në vendvotimin 2011 në Tearcë në Listën zgjedhore janë regjistruar gjithsej 714 votues. Më 11 dhjetor në votim kanë dalë 404 persona, 91 prej të cilëve kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 87 për LSDM-në, 65 për Besën, 64 për PDSH-në, 53 për BDI-në, 25 për Aleancën e Shqiptarëve dhe nga një për VMRO-në për Maqedoninë dhe për Koalicionin për ndryshim dhe drejtësi – Blloku i tretë.

Në Njësinë zgjedhore 6, sipas rezultateve paraprake të KSHZ-së, më shumë vota 40.599 ka fituar BDI, e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 26.135. LSDM me 25.828, Besa me 25,054, Aleanca për Shqiptarët 17.970, PDSH 16.225, VMRO për Maqedoninë 919 dhe Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi – Blloku i tretë 239.

Sipas votave të marra, më shumë deputetë, gjegjësisht 6 ka fituar BDI, VMRO-DPMNE 4, Besa 3, LSDM 3, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja 2.

Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë dje i bëri valide paditë e LSDM-së për prishjen e votimit në vendvotimin 2011 në Tearcë dhe padinë e VMRO-DPMNE-së kundër vendimit të KSHZ-së që të anulohet votimi në vendvotimin 0396/1 në Gostivar.

Si të pabaza, Gjykata Administrative refuzoi tre padi të LSDM-së kundër vendimeve të KSHZ-së, e të cilat i përkasin vendvotimeve 2010 dhe 2025 në komunën e Tearcës, dhe për vendvotimin 1978 në komunën e Tetovës, të gjitha në Njësinë zgjedhore 6. Me këto vendime të Gjykatës Administrative u konfirmuan vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *