Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ sot do ta mbajë seancën për marrjen e vendimeve për ankesat

KSHZ sot do ta mbajë seancën për marrjen e vendimeve për ankesat

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, sot në orën 11:00 do ta mbajë seancë me pikën e vetme të rendit të ditës shqyrtimi dhe marrja e vendimit rreth ankesave të parashtruara nga parashtruesit e listave të kandidatëve për deputetë në Kuvend, ndërkaq të cilat kanë të bëjnë me procedurën për votim dhe procedurën për mbledhje dhe konfirmim të rezultateve, informoi KSHZ.

Në KSHZ kanë mbërritur gjithsej 16 ankesa të partive politike të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i ankesave, tetë janë të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, ndërsa tetë prej Lëvizjes Besa.
Një pjesë e ankesave kanë të bëjnë me vendvotimet, ndërsa një pjesë e ankesave të LSDM-së kanë të bëjnë edhe me rezultatet zgjedhore.

KSHZ obligohet të vendosë për ankesat në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të shtrohet padi në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, pas ankesës obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

KSHZ mundet me detyrë zyrtare ose pas ankesës së dorëzuar, me vendim ta shfuqizojë votimin në vendvotim në disa raste të caktuara të përcaktuara me Kodin zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin shfuqizohet votimi mund të shtrohet ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë obligohet pas ankesës të veprojë në afat prej 72 orëve pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm në vendvotimin ku është shfuqizuar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të cilat i publikoi KSHZ, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, Lëvizja BESA 5, Aleanca për shqiptarët tre, ndërsa PDSH dy.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ duhet t’i kumtojë më së voni deri më 20 dhjetor, pasi të kalojnë afatet për ankesa dhe vendimmarrja për to.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *