Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ sot ndan vërtetimet për deputetët e rinj të Maqedonisë

KSHZ sot ndan vërtetimet për deputetët e rinj të Maqedonisë

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite do të dorëzohen vërtetime për deputetët e ri të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016.

Kësaj here vërtetimet, siç kumtoi KSHZ-ja, do t’u dorëzohen përfaqësuesve të autorizuar të koalicioneve dhe partive politike të cilët fituan vende deputetësh, e jo si deri tani personalisht deputetëve të sapozgjedhur.

Pritet pas dorëzimit të vërtetimeve, Kuvendi ta kumtojë datën e mbajtjes të Seancës konstituive, e cila duhet të konvokohet më vonë deri të shtunën, 31 dhjetor, në mesnatë.

Seancën konstituive sipas paralajmërimeve, do ta konvokojë dhe me të do të udhëheq kryetari i Kuvendit në largim Trajko Veljanovski.

Nuk ka informacione nëse në seancën e njëjtë do të zgjidhen kryetari dhe zëvendëskryetarët e Kuvendit apo vetëm do të verifikohen mandatet e deputetëve.

Përbërja e nëntë e parlamentit të Maqedonisë do ketë 120 deputetë. Kësaj here nuk do të ketë deputet nga diaspora për shkak numrit të pamjaftueshëm të votave. Më shumë mandate fitoi Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE 51, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka 49 mandate, BDI-10, BESA – 5, Aleanca për Shqiptarët – 3 dhe PDSH – 2.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për krijimin e Qeverisë t’ia besoj ndonjë kandidati të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon krijimin e Qeverisë.

Qeverinë me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *