Home / Lajme / Rajon / Kthimi i vizave për Shqipërinë?

Kthimi i vizave për Shqipërinë?

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian ka arritur me Parlamentin Europian marrëveshjen për aktivizimin e shpejtë të mekanizmit të pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë, për vendet e treta që abuzojnë me liberalizimin e vizave.

Ky mekanizëm do të aktivizohet së pari në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë si psh, Shqipëria, të cilëve u është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së.

Së dyti mekanizmi aktivizohet kur ka rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil dhe së treti, mungesë të bashkëpunimit në marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve.

Vizat mund të rivendosen me një vend të tretë edhe në raste të kërcënimeve të politikës publike ose sigurisë së brendshme të BE-së në lidhje me shtetasit e vendit të tretë në fjalë.

Është Komisioni Europian që do të monitorojë situatën e vendeve që përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe që i raporton Parlamentit dhe Këshillit nëse ka vend për rivendosje vizash apo jo.

Pas një njoftimi nga një shtet anëtar ose një kërkesë nga një shumicë e thjeshtë e vendeve anëtare, ose bazuar në raportin e vet, Komisioni Europian do të ketë një muaj kohë në të cilin do të vendosë të rivendosë vizat për nëntë muaj për një vend tê tretë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi automatikisht. Marrëveshja për këtë mekanizëm pritet të miratohet në seancë plenare të Parlamenti Europian javën e ardhshme dhe nga shtete anëtare për të hyrë më pas në fuqi.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *