Home / Kuriozitete / Ku shkojnë jashtëqitjet e bëra në avion?

Ku shkojnë jashtëqitjet e bëra në avion?

Ka shumë gjëra që nuk e dimë me saktësi se si funksionojnë. Ta zëmë, guaska e zakonshme e tualetit nëpër shtëpitë tona i largon mbetjet përmes ujit dhe i dërgon në sistem të kanalizimit. Por, në aeroplane të udhëtarëve ky sistem nuk mund të jetë i njejtë.

Tualeti i aeroplaneve moderne ishte shpikur nga James Kemper më 1970. Më parë, pasagjerët ishin të detyruar që jashtëqitjet t’i bënin brenda një kove të zakonshme nëpër banjo të aeroplanëve. Sistemi vakuum i Kemperit së pari u nxor në përdorim në aeroplanët Boeing më 1982. Kur pasagjerët shtypin një buton të posaçëm, përmes vakuumit pneumatik i merr dhe i izolon mbetjet brenda një sistemi të mbyllur të jashtëqitjeve.

Megjithatë, përkundër gojëdhënave, piloti nuk e ka mundësinë të lëshojë mbetjet njerëzore direkt nga ajri, por sistemi pastrohet kur aeroplani të ketë ateruar në tokë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *