Home / Kuriozitete / Kujdestarja vjedh para nga kuleta e veteranit 89-vjeçar në shtëpinë e tij (Video)

Kujdestarja vjedh para nga kuleta e veteranit 89-vjeçar në shtëpinë e tij (Video)

Një kujdestare e paturp është kapur në kamerë duke vjedhur para nga kuleta e një veterani të luftës në Angli.

Peter Carpenter, veteran 89-vjeçar, i cili vuan nga një sëmundje që ia rrezikon jetën, ka thënë se do t’i jepte para gruas që kujdesej për të, nëse ajo do t’i kishte kërkuar, transmeton Express.

Susan Pell, e cila po punonte në shtëpinë e Peter si kujdestare e tij, mund të shihet në video duke i vjedhur paratë nga kuleta e Peter, momentin kur ai ia kthen shpinën dhe niset drejt tualetit.

Peter, hero i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore, i cili i kishte mbijetuar fundosjes së anijes kur gjermanët i kishin sulmuar atë, ka nevojë për kujdestare në shtëpinë e vet.

Dosido, Pell e ka pranuar para gjykatës në Bostons Magistrates’ Court, se ka vjedhur 50 funte nga një veteran i luftës.

 

 

Gjithashtu lexo

Qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *