Home / Shëndeti / Kur ta shihni se çka i bëri antibiotiku kësaj femre, do të mendoheni nëse do ta konsumoni më (Foto)

Kur ta shihni se çka i bëri antibiotiku kësaj femre, do të mendoheni nëse do ta konsumoni më (Foto)

Këto janë pamjet e rënda të një gruaje e cila u bë viktimë e një reaksioni që preku 90% të trupit të saj, pasi konsumoi antibiotikë. 34-vjeçarja Sandy Duperval shfaqi simptoma të “toxic epidermal necrolysis”, çka e la atë në spital për një kohë të gjatë, duke luftuar për jetën.

Mjekët i dhanë fillimisht një ilaç për një infeksion në sinus që i kishte nisur shtatë vite më parë, por 10 ditë pasi nisi trajtimin, ajo vuri re skuqje dhe rënie të lëkurës. Shkoi menjëherë në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe përkeqësohej. Madje ishte rënduar aq shumë, saqë mjekët u thanë prindërve se ndoshta nuk e kalonte natën.

Megjithatë, këngëtarja nga Toronto e Kanadasë arriti të mbijetojë duke iu nënshtruar disa operacioneve dhe kujdesit të mjekëve.

“Karriera ime ishte duke shkuar shumë mirë. Po jetoja një ëndërr, kur gjithë jeta më ndryshoi brenda një nate. Mu deshën vite që lëkura ime të kthehej në gjendje normale. Kisha shumë frikë të largohesha apo të dilja nga shtëpia, pasi njerëzit më shikoni çuditshëm dhe mendonin se kisha ndonjë sëmundje ngjitëse”, – thotë ndër të tjera këngëtarja,e  cila sot inkurajon gjithë të sëmurët të luftojnë deri në pikën e fundit për jetën e tyre.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *