Home / Lajme / Rajon / Ky është qëndrimi amerikan për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Ky është qëndrimi amerikan për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Greg Delawie, ambasador i SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë se vendi i tij përkrah shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

“Sigurisht se SHBA-të përkrahin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur. Është me rëndësi që ky transformim të ndodh në mënyrë kushtetuese dhe që përfshin, pikë së pari, të gjitha komunitetet në Kosovë. Edhe këtu mendoj se duhet të ketë dialog në mes të komuniteteve. Sigurisht se mendoj që Forcat e Armatosura të Kosovës, kurdo që të formohen, do mund të jenë faktor stabiliteti për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është me rëndësi që të gjithë të kenë pjesëmarrje në atë diskutimin se di të ‘shkohet nga sot në nesër’”, ka theksuar Ambasadori amerikan, Greg Delawie, në intervistën dhënë televizionit publik të Kosovës.

Për sa i përket procesit të kthimit, Delawie ka thënë se ky është një problem që duhet të zgjidhet në shumë mënyra. Ai ka shtuar se qeveria e tij beson se njerëzve duhet mundësuar të kthehen në shtëpitë e tyre, pavarësisht se cilit komunitet i përkasin.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *