Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja Besa nuk përkrah asnjë subjekt politik maqedonas në zgjedhjet në Tearcë

Lëvizja Besa nuk përkrah asnjë subjekt politik maqedonas në zgjedhjet në Tearcë

Lëvizja Besa ka bërë me dije se nuk do të favorizojë asnjë subjekt politik maqedonas që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 dhjetorit në Tearcë.

“Në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, Lëvizja Besa nuk është pjesë e këtij procesi, votuesit si votues kanë të drejtë që të vendosin vet ashtu si mendojnë se më së miri është që të vendos”, ka thënë lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kujtojmë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur që të dielën, qytetarët e Tearcës do të rivotojnë përsëri.

Anëtarët e KSHZ-së vendosën unanimisht për rivotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendvotimitn 2011 në Tearcë. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *