Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Nga Maqedonia kanë ikur 626312 qytetarë çdo ditë e më shumë ritet

LSDM: Nga Maqedonia kanë ikur 626312 qytetarë çdo ditë e më shumë ritet

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, nga Maqedonia janë larguar 626312 qytetarë deri në fund të vitit 2013, thuhet në kumtesën e sotme të lëshuar nga partia opozitare maqedonase, LSDM, transmeton Zhurnal.

“Kur të shtohen edhe qytetarët që janë larguar në vitin 2014, 2015 si dhe gjatë këti viti 2016, numri i të larguarve në mënyrë drastike është më e madhe. Siç thonë të dhënat e Bankës Botërore, papunësia sidomos te të rinjtë, është një nga arsyet që qytetarët kanë migruar nga vendi. Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tijë i kanë shkatërruar shanset për të rinjtë që në vendlindjen e tyre të fitojnë dhe këtu ta shohin të ardhmen. Në Maqedoni sot kanë sukses vetëm kriminelët dhe të dëgjueshmit partiak. Për këtë arsye të rinjtë ikin në Perendim. Me Gruevskin Maqedonia nuk mund të shkon përpara. Me Gruevskin edhe në katër vitet e ardhëshme do të rritet edhe më shumë numri i qytetarëve që do të ikin nga Maqedonia, sidomos të rinjtë. Kësaj duhet ti vihet fund”, thonë nga LSDM-ja.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se kanë planë që të rinjtë në Maqedoni ta shohin perspektivën e tyre këtu, ku do të ketë edhe rritje të rrogave të deritanishme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *