Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Rezultatet e KSHZ-së tregojnë paqartësi për numrin e deputetëve

LSDM: Rezultatet e KSHZ-së tregojnë paqartësi për numrin e deputetëve

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot vlerësoi se rezultatet e para jozyrtare për zgjedhjet parlamentare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) tregojnë paqartësi rreth numrit të mandateve të fituara të deputetëve.

“Një numër i vogël i votave janë vendimmarrëse për numrin e mandateve në disa njësi zgjedhore. Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, për liri është realizuar në kushte të parregullsive dhe presioneve të shumta në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore. Këto probleme të cilat kanë ndikim mbi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, janë konstatuar edhe prej vëzhguesve të procesit zgjedhor”, thuhet në kumtesë.

Rezultatet e para, vlerëson LSDM, kanë konfirmuar se pushteti ka dështuar dhe se qytetarët dëshirojnë jetë në Maqedoni dhe se kanë zgjedhur ndryshime.

“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare të KSHZ-së një gjë është e qartë si kristali. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski përfundoi. Qytetarët janë duke e kthyer shtetin e tyre në duart e tyre. Në Maqedoni ndryshimet po ndodhin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *