Home / Lajme / Rajon / Mali i Zi, urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë

Mali i Zi, urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë

Mali i Zi nxorri një urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë që dyshohen si të përfshirë në një komplot për grusht shteti që synonte përmbysjen e qeverisë së vendit të vogël ballkanik pro-NATO-s.

Televizioni shtetëror i Malit të Zi tha se të pesë personat kërkohen për veprimtari të dyshuar terroriste që përfshinte plane për të vrarë kryeministrin e vendit dhe për të marrë Parlamentin ditën e zgjedhjeve në tetor.

Dy rusët, që thuhet se punojnë për një agjenci ruse të spiunazhit ushtarak, akuzohen se gjurmonin lëvizjet e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç nga territori i Serbisë fqinje.

Kremlini ka mohuar përfshirjen, por ka mbështetur aktivisht grupet vendëse që e kundërshtojnë anëtarësimin në NATO të Malit të Zi, një aleat tradicional sllav.

Rreth 20 njerëz janë arrestuar në Mal të Zi lidhur me skemën e dyshuar të grushtit të shtetit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *