Home / Lajme / Maqedoni / Masa të rrepta për ditën e diel, ai që tenton të prish rendin gjatë zgjedhjeve, e pret edhe burgu

Masa të rrepta për ditën e diel, ai që tenton të prish rendin gjatë zgjedhjeve, e pret edhe burgu

Shkup, 8 dhjetor – Materiali zgjedhor është duke u bërë gati që nesër të dorëzohet në të gjitha komisionet komunale, të shtunën në mëngjes ky material do të shpërndahet edhe nëpër vendvotime, informojnë nga KSHZ transmeton Zhurnal.

Votimi do të realizohet në 3.480 vendvotime në shtatë njësi zgjedhore, gjashtë në vend dhe një në diasporë ku do të votohet nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë.

Në listën zgjedhore janë diku 1.784.368 votues, në këtë proces zgjedhor ka më shumë 5 mijë persona me të drejtë vote se herëve të kaluara.

Nga KSHZ theksojnë se procesi është duke u realizuar si duhet dhe në afat të paraparë ndërsa monitorues do jenë 4.047 vendorë dhe 659 të huaj ndërsa ka edhe 60 gazetar të huaj të akredituar që do të ndjekin nga afër zgjedhjet.

Dënime të mëdha në para dhe me burg janë paraparë në rast të thyerjes së rregullave të zgjedhjeve edhe atë nga 3-6 vite burg dhe 300-1000 euro dënim në të holla,

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *