Home / Lajme / Maqedoni / MJ i Hollandisë porosit shtetasit e Maqedonisë: “Dilni të votoni”

MJ i Hollandisë porosit shtetasit e Maqedonisë: “Dilni të votoni”

Ministri i punëve të jashtëm të Hollandisë, Bert Kunders, ka bërë thirrje për votuesit në Maqedoni, që të dalin sa më shumë gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 11 dhjetor, informon zhurnal.mk.

“Për ju është me rëndësi që të jeni faktor i ndryshimeve dhe reformave që ta përafrojnë vendin tuaj më afër vlerave të BE. Të sjellni stabilitet dhe demokraci më të fuqishme,” tha ai në një video publikuar nga ambasada e Hollandës në Shkup.

Ai në fund ka theksuar se Hollandia dhe Maqedonia janë dy vende mike, ndërsa kjo e fundit duhet të përforcojë luftën kundër korrupcionit dhe lirinë e mediave dhe sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *