Home / Lajme / Maqedoni / Mjekët dhe policia në kujdestari feste

Mjekët dhe policia në kujdestari feste

Shërbimet e ndihmës së shpejtë gjatë festave të fund vitit do të kenë në dispozicion 13 ekipe mjekësore të shpërndara nëpër pika të ndryshme të kryeqytetit. Nga Ndihma e Shpejtë rekomandojnë që të sëmurët kronik të marrin terapinë rregullisht, moshat më të reja t’i shmangen konsumimit të tepërt të alkoolit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Ndihma e Shpejtë rekomandon që këto festa të mos shndërrohen në eufori dhe qytetarët të jenë të matur gjatë festave. Disponojmë me 13 ekipe të cilat do jenë të shpërndara në 9 punkte në qytet. Shërbimet gjatë natës do të punojnë si gjithnjë të ndarë në 8 punkte, gjithashtu do të funksionojë edhe shërbimi për vizita shtëpiake”, tha Elena Kareva Pilovska, Ndihma e Shpejtë.

Nga Ministria e Brendshme pa saktësuar numra thonë se do ketë masa të shtuara policore si për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve ashtu edhe të objekteve.
“Kemi aktivitete të shtuara, në të cilat janë kyçur përfaqësues nga Sektori për Punë te Brendshme dhe përfaqësues të Njësive Speciale të cilët do të angazhohen në sigurimin e objekteve si dhe objektet tjera ku do të ketë koncentrim më të madh të qytetarëve”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë nga Enti Hidrometeorologjik thonë se gjatë natës së Vitit të Ri dhe dita e parë e 2017-tës do të jenë me mot stabil.

“Gjatë natës së vitit të ri pritet mot kryesisht i kthjellët me erë të dobët dhe temperaturë e cila gjatë natës do të lëvizë nga -10 deri në -2 gradë, ndërsa në orët e mëngjesit të ditës së parë të vitit të ri temperaturat pritet të lëshohen deri në -13 gradë celsius. Ndërkohë temperatura gjatë ditës do shënojnë ngritje të vogël kështu që pritet të jetë -2 deri në 5 gradë. Ditën e parë të vitit pritet që temperaturat të jenë pozitive dhe te lëvizin mes 2 dhe 8 gradë”, tha Ivana Petroviq, Enti Hidrometeorologjik.

Edhe në qendrat turistike dimërore të cilat pritet të jenë më të
frekuentuarat nga qytetarët, moti do të jetë stabil dhe i ftohtë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *