Home / Lajme / Maqedoni / MOST, në zgjedhje pati shumë parregullsi

MOST, në zgjedhje pati shumë parregullsi

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve me kujdes t’i shqyrtojë të gjitha parregullsitë e mundshme dhe ankesat për zgjedhjet. Anëtarët me seriozitet t’i shqyrtojnë dhe të vendosin në pajtim me kodin zgjedhor. Nga asociacioni “Most” dhe “Civil” thonë se duke pas parasysh dallimin e vogël të votave të fituara në vendvotimet e kontestuara, vendimet e KSHZ-së mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare dhe ndarjen e mandateve në disa njësi zgjedhore.

“Mbrëmjen pasi përfunduan zgjedhjet, te një pjesë e KZK janë vërejtur parregullsi dhe kaos në punën e tyre, si dhe përmirësim të gabimeve teknike në procesverbalet e dorëzuara nga këshillat zgjedhor. Gjithashtu disa herë është vërejtur dorëzimi i kutive të votimit të cilat nuk kanë qenë të mbyllura me shirita sigurie, me çka është bërë shkelje e procedurës për paketim dhe mbrojtje të materialit të besueshëm zgjedhor”, u shpreh Darko Aleksov, drejtor i Most-it.

Deralla kërkon që nëse KSHZ pranon ankesat e tyre, atëherë përfaqësues të tyre të marrin pjesë në procesin e rinumërimit. Nga ana tjetër sipas “Most” Komisionet Zgjedhore Komunale janë zgjedhur sipas njohjes personale dhe linjave familjare. Vëzhguesit e Most kanë vërejtur edhe presione të fuqishme ndaj administratës para dhe gjatë ditës së votimit, si dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare të një pjese të funksionarëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *