Home / Lajme / Maqedoni / Mot i ftohtë, me erë të fuqishme dhe reshje të dobëta të borës

Mot i ftohtë, me erë të fuqishme dhe reshje të dobëta të borës

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë, lokalisht me reshje të lehta dëbore. Do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi të ndryshueshme edhe deri në 100 kilometra në orë, e cila veçanërisht do të jetë më e pranishme në male.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në pesë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me erë të fuqishme veriore, ndërsa janë të mundura edhe reshje të dobëta të borës. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri nën dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngrihet deri në dy gradë Celsius.

Edhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, lokalisht do të ketë reshje të dobëta të borës dhe do të erë e fuqishme veriore. Nga e premtja pason mot i kthjellët dhe qetësim gradual i erës. Gjatë uikendit moti do të jetë me diell. Në natën e Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë me temperaturë nën minus 10 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *