Home / Lajme / Rajon / Mustafa: Po i marrim në qafë qytetarët për liberalizimin e vizave

Mustafa: Po i marrim në qafë qytetarët për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të rrezikohet seriozisht, nëse Kosova nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi gjatë këtij muaji, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa tha se janë disa deputetë të partive në pushtet, bashkë me opozitën, që e kanë krijuar një qëndrim të gabueshëm në lidhje me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Është hapur edhe çështja e demarkacionit, sepse nuk është çështje që mund të kapërcehet, ngase kemi mbetur që ta ratifikojmë marrëveshjen me Malin e Zi. Të dy palët kemi konstatuar se puna e komisioneve është bërë me një përkushtim të madh dhe se ka pasur pajtueshmëri të plotë të punës së tyre. Mali i Zi ka shprehur vullnetin që të ndihmojë që sa i takon anës së tyre kjo çështje të kalojë. Nuk kemi pasur ndonjë marrëveshje konkrete se çfarë të bëhet më tutje. Por, themi se ka një pajtueshmëri të plotë të Malit të Zi, ku ata nuk e shohin fare problem në marrëdhëniet tona, të dy vendeve, mos-ratifikimin e deritanishëm dhe ne kemi konsideruar që kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe se ne duhet ta bëjmë punën tonë, në mënyrë që ajo çështje të kalojë në Kuvend”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për Radio Evropën e Lirë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *