Home / Lajme / Rajon / Ndodh edhe kjo: Vuçiq e shkarkon Ministren Mirjana Jevtiq që e emëroi Mustafa

Ndodh edhe kjo: Vuçiq e shkarkon Ministren Mirjana Jevtiq që e emëroi Mustafa

Kryeministri I Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka nënshtruar krejtësisht Listën Srpska duke e urdhëruar që ta ngrijë aktivitetin e saj në institucionet e Kosovës. Për më tepër Lista Srpska ka njofuar se në përputhje me kërkesën e Vuçiq do të largohet Ministrja Mirjana Jevtiq, e sapoemëruar nga Kryeministri Mustafa.

Siç specifikohet “në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vucic, Mirjana Jevtic do të largohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, për shkak se, si një serbe nga Kosova, do të respektojë autoritetin dhe kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Serbisë, dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat”.

“Askush për serbët në Kosovë dhe Metohi nuk e ka bërë më shumë se Aleksandar Vucic dhe lufta e popullit serb në Kosovë nuk është e mundur dhe nuk do të jetë e suksesshëm nëse për ndonjë arsye nuk ka unitet dhe lidhje të ngushta në mes të përfaqësuesve të serbëve në Kosovë dhe Kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic”, shtohet në deklaratë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *