Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup 19 aksidente, një vozitës i lënduar rëndë

Në Shkup 19 aksidente, një vozitës i lënduar rëndë

Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e SPB-Shkup kanë ndodhur 19 aksidente, nga të cilat në njërën lëndime të rënda trupore ka marrë një vozitës i automjetit të udhëtimit, në 10 më lehtë janë lënduar 16 persona, ndërsa në tetë është shkaktuar vetëm dëm material.

Të mërkurën kanë ndodhur 12 aksidente, nga të cilat në gjashtë lëndime trupore kanë marrë 12 persona, ndërsa gjashtë janë me dëme materiale.

Dje kanë ndodhur gjithsej shtatë aksidente, nga të cilat në njërën lëndime të rënda trupore ka marrë një person, vozitës i atuomjetit të udhëtimit, në dy aksidente katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe në dy është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar dy vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, shtatë vozitës nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë në lëvizje, tetë vozitës gjatë kohës kur drejtonin atuomjetin nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë biseduar në telefon celular, si dhe 22 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje për vozitje, gjegjësisht të paregjistruar.

Janë kapur edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “merimanga” janë larguar 66 automjete.

Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” sot Sektori për parandalim pranë SPB-Shkup do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në Sh.F. K. “J.H.Pestalloci” në komunën e Butelit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *