Home / Shëndeti / Nëse në dorën e djathtë keni 11 lytha, është shumë e rrezikshme

Nëse në dorën e djathtë keni 11 lytha, është shumë e rrezikshme

Te femrat me më shumë se shtatë lytha në dorën e djathtë ka ekzistuar nëntë herë më shumë probabiliteti që në tërë trupin të kenë më shumë se 50 sosh.

Studimi i botuar në revistën British Journal of Dermatology ka zbuluar që te njerëzit të cilët në dorën e djathtë kanë 11 apo më shumë lytha ekziston probabiliteti më i madh nga sëmundja e kancerit të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Studiuesit kanë studiuar 3.594 binjakë, pastaj një grup më të madh meshkujsh dhe femrash. Te të gjithë ata infermierët kanë numëruar sa lytha kanë në 17 pjesë të ndryshme të trupit.

Është zbuluar që numri i lythave në dorën e djathtë është treguesi më i mirë i numrit të lythave në tërë trupin.

Te femrat me më shumë se 7 lytha në dorën e djathtë ekziston 9 herë probabiliteti më i madh që në tërë trupin të kenë më shumë se 50 sosh.

Te njerëzit me më shumë se 11 lytha në dorën e djathtë ka ekzistuar probabiliteti më i madh që nëpër trup të kenë më shumë se 100 sosh.

Zonat e tjera në trup janë theksuar si tregues të mundshëm të shtimit të probabilitetit nga melanoma nga zona mbi bërrylin e dorës së djathtë, këmbëve dhe, te meshkujt, shpina.

Është e njohur që personat me numër më të madh të lythave janë të ekspozuar rrezikut më të madh të sëmurjes nga melanoma dhe për këtë shkak do të duhet që rregullisht të kontrollohen, aq më parë kur tek ata vërejmë ndryshime siç janë asimetria, gjakrrjedhja, rritja e vrullshme apo dhembjet.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *