Home / Lajme / Maqedoni / Nga 15 dhjetori në qarkullim kartëmonedha prej 200 dhe 2.000 denarësh

Nga 15 dhjetori në qarkullim kartëmonedha prej 200 dhe 2.000 denarësh

Nga 15 dhjetori në qarkullim do të lëshohen kartëmonedhat në vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh, ndërsa do t’i tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat prej 5.000 denarësh.

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton se vendimi për lëshimin e kartëmonedhave në vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh ka dalë nga nevoja e shqyrtuar reale për ribalancimin e strukturës ekzistuese të vlerave të kartëmonedhave në qarkullim.

“Struktura ekzistuese e vlerave të kartëmonedhave të cilat janë në qarkullim prej 8 shtatorit 1996 deri më sot nuk ka pësuar ndryshime dhe vendosja e këtyre kartëmonedhave të tjera paraqet ndryshimin e parë që zbatohet pas periudhës 20-vjeçare. Ky vendim është sjellë në bazë të hulumtimeve dhe analizave të faktorëve ekzistues, me ç’rast u përcaktua se ekzistojnë nevoja reale për vendosjen e dy kartëmonedhave të reja. Vendosja do të mundësojë rritje të ofertës së kartëmonedhave të cilat janë në dispozicon gjatë kryerjes së transaksioneve me para të gatshme, ndërsa si efekt sekondar pritet balancimi i kërkesës për denominime të caktuara”, sqarojnë nga BPRM.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *