Home / Lajme / Rajon / Nishani- Ahmeti: Me rëndësi garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Nishani- Ahmeti: Me rëndësi garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani priti sot Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, të cilët diskutuan për procesin zgjedhor në Maqedoni dhe rezultatet e partive politike shqiptare.

Presidenti i Shqipërisë Nishani vlerësoi angazhimin dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në procesin zgjedhor si dhe në proceset demokratizuese dhe integruese të Maqedonisë.

Kreu i Shtetit nënvizoi prioritetin që Shqipëria u jep marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Maqedoninë duke theksuar rëndësinë që ka garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni si një komponent shtetformues dhe garantues i stabilitetit atje.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se proceset e integrimit euro-atlantik janë thelbësore dhe përfaqësojnë interesin më madhor të të dyja vendeve, por edhe të rajonit në tërësi.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *