Home / Showbiz / Njihuni me jetën luksoze të pasanikëve shqiptarë

Njihuni me jetën luksoze të pasanikëve shqiptarë

E si mund të ishte ndryshe jeta e tyre? Të veshur me markat më të njohura, në makinat më të fundit, dhe në vendet më të shtrejta për t’u vizituar.

Kjo është jeta e fëmijëve të pasanikëve shqiptarë të cilët janë gjithmonë jashtë me pushime, me tufa me para dhe ora super të shtrejta.

“Rich kids of” është faqja e instagramit e cila është hapur së fundmi dhe në Shqipëri si në shumë vende të tjera të botës.

Kjo faqe përmbledh pasanikët e Shqipërisë dhe “bëmat e tyre” me tufat e parave nëpër duar.

Nëse do të bënim një krahasim të vogël me “Rich kids Oof Albania” me faqet e tjera nëpër botë, duhet pranuar që pavarsisht pasurisë në shoqërinë shqiptare mbizotëron vulgariteti.

Të pasurit nëpër botë krenohet me vilat mondane, pishinat luksoze, karta krediti, bizneset personale dhe shampanjë, ndërsa të pasurit në Shqipëri me ora luksoze, makina të shtrejta dhe tufa me para.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *