Home / Lajme / Botë / OBSH i përfundoi testimet për vaksinën kundër Ebolës me 100 për qind efikasitet

OBSH i përfundoi testimet për vaksinën kundër Ebolës me 100 për qind efikasitet

Organizata Botërore Shëndetësore njoftoi se me 100 për qind efikasitet i përfundoi testimet e vaksinës eksperimentale kundër virusit Ebola.

Njoftimi është publikuar në sajtin e organizatës, transmetojnë agjencitë botërore.

Asnjë rast infektimi me Ebola nuk është regjistruar 10 ditë pasi që më shumë se 5.000 persona në Guine e kanë marrë vaksinën, të njohur si rVSV-ZEBOV. Vaksina i është ofruar personave të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me persona që janë diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në vitin 2013 në Guine ka shpërthyer epidemi e Ebolës dhe ka vazhduar të përhapet përmes vendeve të tjera nga Afrika Perëndimore, ndërsa nga kjo sëmundje humbën jetën 11.000 persona.

Në njoftim saktësohet se prodhuesi i vaksinës është kompania farmaceutike MSD.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *